Politika 5 November 2024, 19:11 Nga VNA

Jorida Tabaku: Qeveria dështon në projektbuxhetin 2025, kritika për informalitetin, pensionet dhe bujqësinë

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku: Qeveria dështon në projektbuxhetin 2025, kritika

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehu kritika të ashpra ndaj projektbuxhetit 2025 gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, duke e akuzuar qeverinë për neglizhencë në disa fusha kyçe. Ajo e cilësoi fushatën kundër informalitetit si një "pseudobetejë" dhe vuri në dyshim efektivitetin e saj, duke theksuar se përpjekjet për të mbledhur 10 milionë euro nga sigurimet shoqërore janë të pamjaftueshme për të mbuluar deficitin prej 450 milionë eurosh të skemës së pensioneve.

“Me cilën llogari i del qeverisë se kjo vlerë do të mbulojë 450 milionë euro që dalin nga buxheti për pensionet? Si del llogaria që kjo fushatë e informalitetit dhe këto 10 milionë euro ekstra do të mbulojnë 450 milionë euro? ” – deklaroi Tabaku.

Tabaku kritikon qeverinë për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tatimin mbi profesionet e lira, dhe për trajtimin e shtresës së mesme. Po ashtu, ajo theksoi se sektori i bujqësisë është në krizë, duke e akuzuar Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Financave për mosmarrjen e masave për të rregulluar skemën e TVSH-së, e cila po e çon sektorin drejt falimentit.

Deputetja kërkoi gjithashtu rritje të pensioneve dhe sqarime për propozimet ligjore që kanë mbetur pa përgjigje, duke theksuar se masa për rritjen e pensioneve të propozuara nga qeveria është tërësisht e pamjaftueshme.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme