Politika 6 November 2024, 15:33 Nga VNA

Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari, vendos sot Gjykata Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari, vendos sot

Gjykata Kushtetuese pritet të bëjë publike ditën e sotme në orën 15:00 vendimarrjen e saj mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares kushtetuese Marsida Xhaferllari nga seanca e datës 19 nëntor, me pretendimin se ka konflikt interesi. Do të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj që përmes një komunikimi me median do japë edhe vendimin e arsyetuar.

"Në takimin sot do ju komunikohet edhe vendimmarrjen e trupës në lidhje me kërkesën për përjashtimin nga shqyrtimi i çështjes së Berishës të gjyqtares Marsida Xhaferllari"-thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Sipas Berishës, Xhaferllari duhet të përjashtohet pasi është partnerja e Enkelejd Alibeajt, me të cilin Berisha ka pasur përplasje politike.

Më 19 nëntor, Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë ankimin e Berishës kundër masës së detyrimit për paraqitje të vendosur ndaj tij nga SPAK.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme