Politika 6 November 2024, 12:28 Nga VNA

Ilir Meta nga qelia uron Donald Trump për rikthimin e tij si President i SHBA-së

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta nga qelia uron Donald Trump për rikthimin e tij si President i

Ish-Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ku ndodhet aktualisht, ka uruar ish-Presidentin amerikan Donald Trump për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, duke e konsideruar si një rikthim të merituar në Shtëpinë e Bardhë.

Meta shprehu mbështetjen dhe urimet e tij të përzemërta në emrin e tij dhe të Partisë së Lirisë, duke e cilësuar këtë fitore si një triumf për vlerat dhe demokracinë amerikane. “Urimet më të përzemërta, në emrin tim dhe të Partisë së Lirisë, për Ju President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për këtë Fitore të Madhe dhe rikthim të merituar dhe me plot sakrifica të betejës Tuaj të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan,” ka thënë Meta.

Në mesazhin e tij, Meta thekson se ky triumf është një mesazh i rëndësishëm që kombi amerikan u jep të gjithë botës, duke treguar se “fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve.”

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme