Politika 7 November 2024, 13:23 Nga VNA

Sula: Qeveria po vjedh me tendera, propozon rroba Hugo Boss për burgosurit

Ndaje në Whatsapp
Sula: Qeveria po vjedh me tendera, propozon rroba Hugo Boss për burgosurit

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, mori fjalën sërish në parlament, ku akuzoi qeverinë për abuzim me tenderët, duke i quajtur ata një mjet për vjedhje. Ai e theksoi këtë duke iu referuar situatës së të burgosurve në Shqipëri, ku ata, sipas tij, nuk kanë veshje të caktuara nga shteti, por duhet të sjellin rrobat nga shtëpitë e tyre.

Sula, i veshur me një “xhaketë të burgosuri”, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, duke thënë se kjo e fundit i ka frikë opozitën dhe se nuk dëshiron që të dalin në shesh informacionet e pastrimit të parave përmes tenderëve. “Tmerri juaj është Sky Ecc dhe Enchro, ku flisni me kriminelë,” u shpreh ai.

Për më tepër, Sula propozoi një tender për rrobat e burgosurve, duke thënë se ata meritojnë të vishen më mirë, e madje sugjeroi që ata të mund të vishen me marka të njohura si Hugo Boss, për të përmirësuar kushtet e tyre në burg. Ai i dorëzoi ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, xhaketën që mbante veshur, si simbol i protestës së tij ndaj sistemit të drejtësisë dhe kushtet e burgosurve.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme