Politika 7 November 2024, 11:51 Nga VNA

Peleshi: Opozita duhet të mbajë qëndrim të qartë ndaj vendimeve të Gjykatave

Ndaje në Whatsapp
Peleshi: Opozita duhet të mbajë qëndrim të qartë ndaj

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, gjatë një deklarate në foltoren e Kuvendit, kërkoi që opozita të marrë një qëndrim të qartë dhe të unifikuar lidhur me vendimet e gjykatave. Ai theksoi se opozita duhet ose t’i zbatojë të gjitha vendimet ose t’i kundërshtojë të gjitha, duke shmangur standardet e dyfishta.

Peleshi u ndal edhe te vendimi i Gjykatës Administrative, i cili ka zbutur dënimin e përjashtimit nga Kuvendi të 24 deputetëve të Partisë Demokratike. Edhe pse mazhoranca nuk është dakord me këtë vendim, ai theksoi se ata nuk po ndërmarrin veprime të ashpra në shenjë proteste, siç ka bërë më parë opozita.

“Opozita është e lirë të zgjedhë kursin e saj. Por duhet të ndajmë mendjen se çfarë qëndrimi mbajmë për vendimet e gjykatave. T’i pranojmë apo jo. Kjo sepse, për shkak të një vendimi gjykate, ju dogjët karriget e parlamentit. Tani, për shkak të një vendimi gjykate, jeni këtu. Edhe ne mund të mos jemi dakord që një gjykatë administrative merr atributet e Kuvendit, por kemi një standard tjetër. Pavarësisht flagrancës së vendimit, ju sot jeni këtu dhe ne nuk po djegim karriget për të shprehur revoltë,” tha Peleshi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme