Politika 7 November 2024, 12:26 Nga VNA

Bardhi: Opozita nuk ka respekt për Presidentin e Republikës, kërkon leje për vila

Ndaje në Whatsapp
Bardhi: Opozita nuk ka respekt për Presidentin e Republikës,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita nuk respekton Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar se është i rreshtuar në krah të kryeministrit.

“Meqë na bëre thirrje për të respektuar shkëlqesinë e tij Bajram Begajn, po them që Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita për aq kohë sa sillet si ushtar i kryeministrit,” u shpreh Bardhi. Ai kritikoi Presidentin për mosndërhyrjen ndaj ambasadorëve shqiptarë që, sipas tij, janë të përfshirë në fushata të Partisë Socialiste. Bardhi përmendi një aktivitet në Selanik, ku ambasadorja shqiptare ishte e pranishme ndërsa kryeministri fyeu opozitën dhe kërkoi vota për PS, duke theksuar se një veprim i tillë është i ndaluar me ligj.

Bardhi gjithashtu akuzoi Presidentin se gjatë vizitave të tij mban pranë përfaqësues të Partisë Socialiste të lidhur me krimin e organizuar, duke theksuar se Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe të qëndrojë larg fushatës zgjedhore. Ai e akuzoi gjithashtu për përfitime të padrejta, duke pretenduar se Presidenti po kërkon leje ndërtimi për vila në këmbim të favoreve nga qeveria, paralajmëruar se opozita do ta kundërshtojë këtë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme