Politika 7 November 2024, 12:58 Nga VNA

Hoxha i thotë Bardhit gënjeshtar, ai i kthehet duke e quajtur ministër të bandave të Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Hoxha i thotë Bardhit gënjeshtar, ai i kthehet duke e quajtur

Tensionet kanë përfshirë seancën parlamentare. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mbrojti veprimet e Policisë së Shtetit në një përplasje të fundit përpara Kuvendit, duke e akuzuar deputetin e opozitës, Gazment Bardhi, si një “përsëritës gënjeshtar”.

“Për shkak të analizës psiko-kriminale që unë kam detyrë të bëj, ti hyn te njerëzit recidivistë, përsëritës, gënjeshtarë. Që ti gënjen dhe akuzon, e më pas u beson vetë atyre akuzave që nxjerr, është e vërtetë. Policia e Shtetit ka bërë detyrën e saj, nuk ka hyrë në Kuvend. Turma që drejtoje ti po sillej drejt institucioneve kushtetuese, dhe policia ishte në detyrë për të mbrojtur Kuvendin,” deklaroi Hoxha.

Por, reagimi i Gazment Bardhit erdhi menjëherë, me akuza të forta ndaj ministrit Hoxha, duke e cilësuar atë si një përzgjedhje të bandave të Durrësit. Bardhi theksoi se vëllai i ministrit dhe lidhjet e tij me banda kriminale do të ekspozohen së shpejti.

“Turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon, përfshirë edhe vëllain tënd, i cili do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun. Shumë shpejt do të kuptosh përse po e them këtë. Ai është një hajdut në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve. Ju jeni tufë, jo ne deputetët e opozitës. A ke lexuar mesazhin që të dërgoi Edi Rama apo bandat e Troplinëve të Durrësit? Ti je ushtar i tyre dhe i zgjedhur me marrëveshje nga bandat për të qenë ministër i Brendshëm. Kjo është e vërteta, e njohur nga të gjithë,” tha Bardhi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme