Politika 7 November 2024, 22:57 Nga VNA

Heqja non grata nga Trump, Berisha nuk duket optimist

Ndaje në Whatsapp
Heqja non grata nga Trump, Berisha nuk duket optimist

Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania është pyetur nëse pret që të hiqet masa “non grata” ndaj tij tani që Donald Trump,  ish-kryeministri zgjodhi sërish që ta paraqesë non gratën si një sulm ndaj opozitës.

“Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner”.

Berisha më tej tha se me fitoren e Trump ne do të shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë si ajo e Dumanëve dhe e Ramës.

“Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. Një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Washington. Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin”,-tha Berisha.” - tha Berisha

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme