Politika 8 November 2024, 15:38 Nga VNA

Berisha kundër hetimit të Veliajt: “SPAK Vepron me urdhër të Ramës”

Ndaje në Whatsapp
Berisha kundër hetimit të Veliajt: “SPAK Vepron me urdhër

 

Sali Berisha shprehu pakënaqësinë e tij ndaj zërave se Erion Veliaj mund të shpallet shumë shpejt nën hetim nga SPAK. Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryetari i PD deklaroi se, nëse SPAK ndërmerr veprime kundër kryebashkiakut të Tiranës, kjo do të ndodhë vetëm me urdhër të Edi Ramës dhe jo në emër të ligjit.

“Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe Edi Rama duhej të ishin në qeli prej të paktën dy vitesh. Janë dhënë 130 milionë euro dhe nuk ekziston asgjë konkrete – gjithçka ka përfunduar në kontot e tyre bankare,” – u shpreh Berisha.

Me këtë qëndrim ai paralajmëroi se, nëse Veliaj dorëzohet drejtësisë, qëndrimi i tij ndaj kryebashkiakut mund të jetë i ngjashëm me atë që PD dhe vetë Berisha kanë mbajtur prej kohësh ndaj Arben Ahmetajt. Ish-zëvendëskryeministri, aktualisht në arrati pas një padie të ngritur nga SPAK, është mbrojtur nga një pjesë e opozitës, e cila e konsideron të keqpërdorur nga Rama, por jo përgjegjës për aferën e inceneratorëve.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme