Politika 9 November 2024, 11:54 Nga VNA

Endri Shabani refuzon bashkëpunimin me Bashën në zgjedhjet e 2025-ës, nuk përgënjeshtron bisedimet me të

Ndaje në Whatsapp
Endri Shabani refuzon bashkëpunimin me Bashën në zgjedhjet e

Endri Shabani refuzon bashkëpunimin me Bashën në zgjedhjet e 2025-ës, nuk përgënjeshtron bisedimet me të

Kryetari i nismës “Thurrje”, Endri Shabani, ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës mbrëmjen e djeshme në emisionin “Log”, i cili tha se është në fazë të avancuar diskutimi me Nismën Thurje, për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025.

“Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

Por Shabani nga ana tjetër e ka refuzuar një bashkëpunim të tillë. Me anë të një postimi në facebook, ai është shprehur se “ka zero shanse që unë apo nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës”.

Por në reagimin e tij të shkurtër, Shabani nuk jep detaje nëse kanë qenë në bisedime e sipër apo ta konsideronte gënjeshtër deklaratën e Bashës.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme