Politika 8 November 2024, 21:32 Nga VNA

E Ngarkuara me Punë e SHBA zbulon mesazhin për zyrtarët e lartë shqiptarë: Reforma në drejtësi, e pakthyeshme

Ndaje në Whatsapp
E Ngarkuara me Punë e SHBA zbulon mesazhin për zyrtarët e

Nancy VonHorn, Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ka theksuar se çdo takim me zyrtarët qeveritarë shqiptarë është një mundësi për të përsëritur që reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm. Ky mesazh u shpreh gjatë ceremonisë së diplomimit të punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në fjalën e saj, VonHorn i drejtoi një mesazh motivues të diplomuarve, duke theksuar pritshmëritë e larta që ka publiku shqiptar për këtë reformë. "Pritshmëritë janë shumë të mëdha, pasi ju dhe kolegët tuaj keni arritur rezultate konkrete që ndikojnë pozitivisht në shoqërinë shqiptare", tha ajo.

"Me kalimin e kohës, këto rezultate do të jenë gjithnjë e më të dukshme. Sot, 29 prej jush po diplomohen dhe jeni gati të vazhdoni këtë punë të rëndësishme," theksoi VonHorn.

Ajo i bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë shqiptare që të vazhdojnë mbështetjen e reformës në drejtësi, duke u shprehur: “Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta. Dhe sot, 29 prej jush që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju.” tha Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme