Politika 11 November 2024, 10:36 Nga VNA

Ilir Rrapaj shkon me pranga në duar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin

Ndaje në Whatsapp
Ilir Rrapaj shkon me pranga në duar në Komisionin Hetimor për

Me pranga në duar dhe i rrethuar nga forcat e policisë, biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-up-it në Shëndetësi. Seanca e Komisionit nisi në orën 09:30 dhe është pjesë e hetimeve intensive për të sqaruar çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Komisioni po vazhdon me marrjen në pyetje të një sërë dëshmitarësh të rëndësishëm, ndër ta edhe Rrapaj, i cili së bashku me ortakun e tij italian, Umbro Staccini, është një nga partnerët kryesorë të kompanisë “SaniService”. Kjo kompani fitoi në vitin 2015 koncesionin e sterilizimit, një kontratë me vlerë prej 100 milionë eurosh. Dëshmitarët e tjerë të thirrur për të dëshmuar janë ministrja Anila Denaj, Altin Fani, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli.

Hetimi ka për qëllim të hedhë dritë mbi procedurat dhe rrethanat që çuan në përzgjedhjen e këtij koncesioni të debatueshëm, duke përfshirë edhe implikimet e mundshme të figurave kyçe të përfshira në projekt.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme