Politika 11 November 2024, 19:35 Nga VNA

Gjykata e Romës pezullon sërish vendimin e qeverisë, urdhëron rikthimin në Itali të 7 emigrantëve që mbërritën Gjadër

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Romës pezullon sërish vendimin e qeverisë,

Gjykata e Romës ka vendosur të pezullojë ndalimin e 7 emigrantëve të sjellë në Shqipëri të premten e kaluar, duke urdhëruar që ata të largohen nga qendra e Gjadrit dhe të kthehen përsëri në Itali.

Në vendimin e saj, gjykata e Romës thekson se kjo çështje do të shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Sipas mediave italiane, emigrantët do të lirohen së shpejti dhe do të transferohen në Itali, ku pritet të mbërrijnë në Brindisi.

Gjykata thekson gjithashtu se kriteret për të cilësuar një shtet si vend të sigurt origjine janë të përcaktuara nga ligji i Bashkimit Evropian.

“Duhet theksuar se kriteret për përcaktimin e një shteti si vend të sigurt të origjinës përcaktohen nga ligji i Bashkimit Evropian. Prandaj, pa cenuar prerogativat e ligjvënësit kombëtar, gjyqtari ka për detyrë të verifikojë gjithmonë dhe konkretisht – si në çdo sektor tjetër të sistemit juridik – zbatimi korrekt i së drejtës së Unionit, i cili mbizotëron mbi të drejtën kombëtare kur është i papajtueshëm me të, siç parashikohet edhe nga Kushtetuta italiane”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Romës.

Një vendim i mëparshëm i gjykatës anuloi mbajtjen e 12 emigrantëve të parë në kampet e ndërtuara në Shqipëri.

Pas vendimit të gjykatës emigrantët u transferuan në një qendër pritjeje në Bari, duke u bazuar në të drejtën evropiane. Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme