Politika 12 November 2024, 12:41 Nga VNA

Hetimet e SPAK ndaj Benet Becit/ Si hesht mazhoranca dhe opozita për akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër

Ndaje në Whatsapp
Hetimet e SPAK ndaj Benet Becit/ Si hesht mazhoranca dhe opozita për akuzat

Benet Beci u shfaq disa ditë më parë në dyert e SPAK, duke refuzuar të flasë për arsyen e thirrjes.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës ironizoi po atë ditë lajmet e mediave që flisnin për dorëheqjen e tij, pa sqaruar faktikisht arsyen e paraqitjes së tij në SPAK.

VNA raportoi se zoti Beci është thirrur në SPAK për t’u pyetur rreth periudhës kur ai ka drejtuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). SPAK po heton thellësisht këtë periudhë, duke përfshirë edhe telefonin e sekuestruar të bashkëshortes së Evis Berberit (i cili ndodhet në burg për një çështje tjetër), gjatë kohës kur ajo punonte në KESH. Ende nuk dihet me saktësi në ç’fazë ndodhet hetimi për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës.

Benet Beci u zgjodh kryetar bashkie vitin e kaluar, në një proces të kontestuar nga opozita me akuza për blerje votash dhe bashkëpunim me bandat. Çuditërisht, PD zyrtare dhe aktorë të tjerë kanë heshtur për akuzat e ngritura së fundmi nga SPAK ndaj Benet Becit. Duke marrë parasysh se në Shkodër pritet të kryesojë listën e kandidatëve Edi Rama, kjo heshtje është, në rastin më të mirë, e pakuptimtë dhe, në rastin më të keq, e dyshimtë për opozitën. Duhet theksuar se opozita e ka pasur “magaziner” të pasurive publike Benet Becin edhe gjatë kohës kur ishte në qeverisje.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme