Politika 12 November 2024, 11:07 Nga VNA

Ish-ministri Ilir Beqaj thirret në Komisionin Hetimor për koncesionin e Sterilizimit

Ndaje në Whatsapp
Ish-ministri Ilir Beqaj thirret në Komisionin Hetimor për koncesionin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit sot në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up-it në Shëndetësi. Beqaj dëshmoi në lidhje me rolin e tij gjatë dhënies së koncesionit për sterilizimin, çështje e cila është bërë objekt i hetimeve intensive.

Ilir Beqaj ndodhet në qeli, i akuzuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC, ndërsa ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje” për çështjen e koncesionit të Sterilizimit.

Një ditë më parë, para Komisionit dëshmoi edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili gjithashtu është arrestuar në lidhje me skandalin e koncesionit të Sterilizimit. Komisioni ka vijuar thirrjen e dëshmitarëve, duke ndjekur procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Dëgjimi i Beqajt ishte parashikuar të fillonte në orën 10:00 të mëngjesit, për të sqaruar rrethanat që lidhen me çështjen dhe rolin e tij në këtë aferë të shumëdiskutuar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme