Politika 12 November 2024, 13:39 Nga VNA

Beqaj e nis me kërkesa dëshminë për “Sterilizimin”, Vokshi: prezantimet me PowerPoint bëji në gjykatë, nuk je më i mirë se të tjerët

Ndaje në Whatsapp

Ish-ministri Ilir Beqaj kërkoi nga komisioni parlamentar të përcaktohej një kornizë ligjore për atë që mund të thoshte, në mënyrë që deklaratat e tij të mos përdoren kundër tij në proceset penale. Gjithashtu, ai kërkoi që dëshmia e tij të trajtohej ndryshe nga ajo e dëshmitarëve të tjerë. Kërkesa u kundërshtua  nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e cila deklaroi se Beqaj nuk ka privilegje të veçanta dhe nuk është më i mirë se dëshmitarët e tjerë.

Përplasja vijoi kur Ndreca, theksoi se Beqaj ka të drejtë të japë deklaratën e tij siç e mendon ai dhe se çdo kufizim i imponuar do të ishte një shkelje e të drejtave të dëshmitarëve. Vokshi u përgjigj se çdo procedurë është ndjekur siç duhet dhe se ajo garanton zbatimin e ligjit.

Kujtojmë se Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me kontratën 10-vjeçare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, një proces që SPAK e konsideron të mbushur me shkelje të rënda.

Debati

Beqaj: Dua të parashtroj dy kërkesa. Në statusin juridik që kam, është që gjykata mund t’ju japë një kornizë të

asaj që mund të them, që mos të më përdoret kundër meje nesër në proceset penale.

Vokshi: Kemi ndjekur procedurat për të marrë leje për dëshminë. Kushtetuesja ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka asnjë mbivendosje ndaj një hetimi penal. Duke ju siguruar që kemi ndërmarrë hapat e duhura me konsensusin e plotë të anëtarëve do ju ftoja të vijojmë me deklaratën mbi objektin e dëshmisë.

Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga dokumentacioni i ardhur nga SPAK.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme