Politika 12 November 2024, 19:24 Nga VNA

Haxhinasto pas 4 orësh del nga SPAK, nuk jep detaje të arsyes përse u thirr

Ndaje në Whatsapp
Haxhinasto pas 4 orësh del nga SPAK, nuk jep detaje të arsyes

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, për rreth 4 orë është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Në përfundim ai është shprehur për mediat se është pyetur për disa çështje.

“U pyeta si dëshmitar për disa çështje të caktuara. Kam ardhur si dëshmitar për çështje të caktuara. Deklarimet e mia i dhashë aty ku duhet”, tha shkurt Haxhinasto.

Nuk dihet saktësisht se për çfarë çështjesh është pyetur Edmond Haxhinasto, por kujtojmë që emri i tij ka dalë në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi.

Haxhinasto përmendet për disa komunikime me SMS mes tij dhe Kryemadhit mbi lidhjen e një kontrate interkonjeksioni të fibrave optike në vend.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme