Kronika 18 May 2025, 18:01 Nga VNA

Korrupsion zgjedhor/ Pas Kavajës, SPAK kontrolle në disa biznese dhe banesa në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Korrupsion zgjedhor/ Pas Kavajës, SPAK kontrolle në disa biznese dhe

Pas aksionit në qytetin e Kavajës, ku u kontrolluan banesa të Elvis Rroshit dhe katër personave të tjerë, mëngjesin e sotëm një njësi e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka zbarkuar në Elbasan për të kryer kontrolle të tjera të autorizuara.

Kontrollet janë zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Qarkut dhe janë pjesë e zbatimit të një vendimi penal të lëshuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bëhet fjalë për kontrollin e ambientit të një biznesi privat, një lokali si dhe tre banesave të ndryshme në qytet.

Deri në këtë fazë të hetimeve, ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht identiteti i personave nën hetim apo të targetuar nga SPAK dhe BKH. Megjithatë, burime konfirmojnë se aksioni lidhet me hetimet mbi korrupsionin zgjedhor.

Ky hetim është iniciuar disa ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit dhe kontrollet po realizohen shtatë ditë pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit në qarkun e Elbasanit, ku Partia Socialiste doli fituese me 10 mandate.

Gjatë operacionit janë sekuestruar telefona celularë, pajisje DVR dhe materiale të tjera që pritet të analizohen nga hetuesit. Ky konsiderohet si ndërhyrja e parë e drejtpërdrejtë e SPAK në qytetin e Elbasanit në kuadër të hetimeve për manipulimin e zgjedhjeve, edhe pse gjatë fushatës dhe ditës së votimit nuk u raportua zyrtarisht asnjë rast nga Task-Forca e ngritur për ndjekjen e fenomeneve të paligjshme zgjedhore.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme