Kronika 18 May 2025, 14:50 Nga VNA

E rëndë në Roskovec/ Shembet murri rrethues i një banese dhe zë poshtë 4-vjeçaren

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Roskovec/ Shembet murri rrethues i një banese dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Suk 2 të Roskovecit, ku si pasojë e shembjes së një muri rrethues ka humbur jetën një vajzë e mitur.

Mësohet se muri i amortizuar u shemb duke zënë poshtë 4-vjeçaren, e cila edhe pse u transportua në spital nuk ka mundur të mbijetojë.

Raportohet se e mitura ishte duke luajtur, kur  muri u shemb. Ajo u dërgua pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme