Kronika 12 June 2026, 09:25 Nga VNA

SPAK arreston Orest Sotën, mikun e Agasit mes 20 masave për grupin e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Ndaje në Whatsapp
SPAK arreston Orest Sotën, mikun e Agasit mes 20 masave për grupin e

Arrestohet Orest Sota në kuadër të një operacioni të SPAK. Dyshohet për vepër penale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Orest Sota, është një nga biznesmenët e arrestuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që trafikonte drogë dhe pastronte para në shuma të mëdha. Aksioni u zhvillua këtë të premte nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Në total janë firmosur 20 masa nga prokurorja e Posaçme Elida Kaçkini.

Orest Sota, njihet për lidhje me Ergys Agasin, kreun e grupit kriminal që vepronte brenda AKSHI-t, ndërsa vite më parë u arrestua teksa transportonte 860 mijë euro dhe patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme