Kronika 21 May 2025, 16:07 Nga VNA

Detaje të reja nga mega-operacioni i SPAK/ Lala: “51 urdhër-arreste pas dëshmive të Nuredin Dumanit”

Ndaje në Whatsapp
Detaje të reja nga mega-operacioni i SPAK/ Lala:  “51

Një tjetër goditje e fortë ndaj krimit të organizuar ka ardhur nga SPAK, i cili ka çmontuar një rrjet të madh trafiku droge dhe pastrimi parash me bazë në Durrës. Në total janë lëshuar 51 urdhër-arreste, ndërsa në skemë janë përfshirë edhe ish-zyrtarë policie si dhe bosë të mafies italiane.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në News 24, ka zbuluar detaje nga dosja voluminoze që qëndron pas këtij operacioni. Sipas saj, hetimet janë intensifikuar pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Pikërisht dëshmia e tij, e kombinuar me përgjimet e komunikimeve të aplikacionit të koduar Sky ECC dhe monitorimet në terren, ka qenë çelësi për zbërthimin e rrjetit kriminal.

“Grupi kishte ndërtuar një skemë të sofistikuar për trafikun e kokainës dhe pastrimin e parave. Ish-polici Altin Morina është një nga anëtarët aktivë të bandës, ndërsa një efektiv tjetër akuzohet për korrupsion,” – deklaroi Lala.

Sipas saj, rrjeti ka funksionuar për të paktën 5 vite, gjatë të cilave janë dokumentuar 30 raste të trafikimit të lëndëve narkotike. Paratë që përfitoheshin nga aktivitetet kriminale, përdoreshin më pas për të financuar biznese fasadë, të cilat janë tashmë nën sekuestro.

Ndër bosët e përfshirë është edhe një figurë e njohur e mafies italiane, i identifikuar në dosje me pseudonimin “gjyshi”. Sipas hetimeve, paratë e drogës transportoheshin nga jashtë përmes linjave të zakonshme të autobusëve.

SPAK thekson se grupi është lënë të veprojë për të arritur dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij dhe për të identifikuar të gjithë hallkat e përfshira në skemë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme