Kronika 21 May 2025, 11:46 Nga VNA

Goditet një nga grupet kriminale më të fuqishme në Shqipëri/ Operacion i përbashkët SPAK–Antimafia italiane

Ndaje në Whatsapp
Goditet një nga grupet kriminale më të fuqishme në

Një prej goditjeve më të forta kundër krimit të organizuar në Shqipëri është finalizuar së fundmi përmes një operacioni të përbashkët mes SPAK, Antimafias italiane dhe Prokurorisë së Barit.

Në një deklaratë për mediat, kreu i SPAK, Altin Dumani, konfirmoi se u shkatërrua një nga grupet më të fuqishme kriminale në vend, me dyshime të forta për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.

“Është arritur t’i jepet një goditje e fuqishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilën ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave,” – u shpreh Dumani.

Ai theksoi se ky sukses vjen si rezultat i hetimeve të thelluara dhe bashkëpunimit efektiv ndërinstitucional, duke vënë në dukje rolin vendimtar të besimit dhe profesionalizmit mes strukturave shqiptare dhe partnereve ndërkombëtarë.

Dumani falënderoi prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH-së, Policinë e Shtetit, si dhe partnerët italianë që kontribuuan drejtpërdrejt në këtë operacion, duke përfshirë edhe mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Nga ana tjetër, Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes autoriteteve italiane dhe shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

“Mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe, por jemi të sigurt që populli shqiptar me anë të prokurorisë do të jetë në gjendje ta luftojë këtë kancer,” – deklaroi Rossi, duke shtuar se palët janë të sinkronizuara për të arritur objektiva të përbashkëta.

Ky operacion konsiderohet një nga sukseset më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në betejën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme