Kronika 20 May 2025, 14:53 Nga VNA

Vrasja e Artan Cukut, nis procesi ndaj Bledar Jambellit, pas vitesh zvarritjeje

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Artan Cukut, nis procesi ndaj Bledar Jambellit, pas vitesh zvarritjeje

Në Gjykatën e Tiranës nisi procesi në mungesë ndaj Bledar Jambellit, i akuzuar si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut. Gjyqi ndaj Jambellit është zvarritur prej vitesh, pasi dosja kaloi nga Krimet e Rënda te Gjykata e Tiranës, ndërsa disa gjyqtarë janë larguar për shkak të vettingut.

Artan Cuku u vra për shkak të detyrës, në derën e pallatit ku banonte, në rrugën e Kosovarëve, pasi gjatë kohës që drejtonte policinë e Vlorës kishte arrestuar Jambellin si të dyshuar për vrasje. Si ekzekutor i kryekomisarit është dënuar më herët me 10 vite burgim Mikel Shallari, i cili mban statusin e të penduarit të drejtësisë. Jambelli u arrestua në Greqi, por nuk u ekstradua drejt Shqipërisë. Ai rrezikon dënimin e përjetshëm.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme