Kronika 20 May 2025, 11:03 Nga VNA

Korrupsion me dosjen Toyota Auris, GJKKO dënon ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka

Ndaje në Whatsapp
Korrupsion me dosjen Toyota Auris, GJKKO dënon ish-kryeprokurorin e

Gjykata e Posaçme shpall verdiktin për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. Ai u cilësua fajtor për akuzat e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe u dënua me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Zarka dënohet përfundimisht me 2 vite e 8 muaj, ndërsa si dënim plotësues iu hoq e drejta për 5 vite për të ushtruar funksione publike.

Zarka u dënua pasi dyshohet se ndërhyri për të favorizuar të pandehurit e dosjes “Toyota Auris”, që kontrabanduan 3.4 milionë euro, të cilat u bllokuan në Portin e Durrësit.

Njoftimi

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur

pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 26, datë

07.02.2024, në ngarkim të të pandehurit Aurel Zarka, i akuzuar për kryerjen e veprave

penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione

publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit,

prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe

“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të

drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 të Kodit Penal (sipas

përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021), nenet 319 e 25 dhe neni 319/ç të

Kodit Penal, etj…

”

.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim

të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloj dhe Bib

Ndreca, me vendimin Nr. 36, datë 20.05.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale

“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve

të drejtësisë”

, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj

dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale

“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”

e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë

të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes

para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal

që i përket zëvendësimit të masave të sigurimit për shtetasit A.V etj.) dhe në bazë të

kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes

para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. që i përket dërgimit në gjyq të çështjes penale për shtetasit A.V etj.) dhe në bazë të

kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

,

e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin

nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal që i përket mosfillimit të

procedimit penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë) dhe në

bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave

penale, Gjykata vendos që të dënojë të pandehurin Aurel Zarka me një dënim të

vetëm me 4 (katër) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të

dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aurel Zarka me 2

(dy) vite dhe 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Aurel Zarka

për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aurel Zarka fillon nga dita e arrestimit të tij

dt. 29.07.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen 25464 lekë (1/4 e 101.858

lekë) si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë)

ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme