Kronika 20 May 2025, 08:20 Nga VNA

U ekzekutua në Durrës, Ermir Dedja pjesë e grupit Avdylaj të Shijakut

Ndaje në Whatsapp
U ekzekutua në Durrës, Ermir Dedja pjesë e grupit Avdylaj të

Ermir Dedja, 29-vjeçari që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, rezulton me precedentë penalë. Ai është arrestuar në vitin 2015 për çështje droge, në kuadër të një grupi kriminal. Ndërsa një vit më parë, u arrestua nga policia gjatë një aksioni ku u ndoq në mes të qytetit për minuta të tëra. Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka si motiv përplasjen mes grupeve kriminale. Ermir Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, krerëve të grupit kriminal me bazë në Shijak. Aldo Avdylaj është ndërkohë në kërkim, nën dyshimet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe plane për të kryer vrasje.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme