Kronika 19 May 2025, 13:17 Nga VNA

Përplasje mes Altin Dumanit dhe Ulsi Manjës për strukturën e re të kontrollit të SPAK

Ndaje në Whatsapp
Përplasje mes Altin Dumanit dhe Ulsi Manjës për strukturën e

Një debat është zhvilluar mes drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, pas propozimit të Këshillit të Ministrave për ngritjen e një strukture të re për kontrollin e Prokurorisë së Posaçme.

Dumani ka kundërshtuar hapur këtë propozim, duke theksuar se SPAK është tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD). Ai paralajmëroi se krijimi i një strukture të re kontrolli do të sillte mbingarkesë burokratike dhe do të ndikonte negativisht në funksionimin e institucionit.

“SPAK është tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP dhe ILD. Krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti, pa analizë të mekanizmave ekzistues, rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike,” u shpreh Dumani.

Kreu i SPAK ngriti gjithashtu shqetësime mbi mungesën e përmbajtjes konkrete në rekomandimet e qeverisë. Sipas tij, propozimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analiza krahasuese apo tregues të matshëm, duke i bërë ato të dukshme si subjektive dhe të vështira për t’u zbatuar.

“Rekomandimet përdorin terma të përgjithshëm si ‘hetimet proaktive’ apo ‘forcimi i qasjes strategjike’, por nuk japin përkufizime operative. Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe hap rrugën për interpretime të ndryshme nga institucionet zbatuese,” shtoi Dumani.

Ai theksoi se, ndonëse në parim rekomandimet janë të mirëpritura, mungesa e qartësisë dhe konkretizimit e bën të vështirë për SPAK të raportojë mbi përmbushjen e tyre në fund të vitit.

“Në tërësi, rekomandimet janë të mirëpritura dhe angazhimi ynë institucional është maksimal. Por disa prej tyre, për shkak të mënyrës së formulimit dhe mungesës së objektivave të matshëm, paraqesin vështirësi për t’u zbatuar,” përfundoi kreu i SPAK.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme