Kronika 20 May 2025, 07:32 Nga VNA

Vrasje në Durrës/ 29-vjeçari humb jetën pas të shtënave me armë zjarri

Ndaje në Whatsapp
Vrasje në Durrës/ 29-vjeçari humb jetën pas të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, ku është qëlluar me armë zjarri shtetasi Ermir Dedja, 29 vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50 dhe ka sjellë reagimin e menjëhershëm të forcave të Policisë, të cilat kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Njoftimi

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme