Kronika 21 May 2025, 11:04 Nga VNA

Ryshfet 3 mijë euro/ Apeli i GJKKO lë në burg Roven Zekën

Ndaje në Whatsapp
Ryshfet 3 mijë euro/ Apeli i GJKKO lë në burg Roven Zekën

Apeli i Posaçëm la në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Roven Zeka, i dyshuar për korrupsion. Ndërkohë, për shkak të rrethanave familjare, u zbut masa e sigurisë për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Dy zyrtarët e Rrugores dyshohen se kanë kërkuar dhe marrë para nga bashkëshorti i një gruaje të përfshirë në një aksident, me qëllim që të mos e arrestonin atë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme