Kronika 20 May 2025, 17:39 Nga VNA

Lejuan të kalonte kamioni me 442 kg lëndë narkotike drejt Malit të Zi, AMP arreston tre doganierë në Hanin e Hotit

Ndaje në Whatsapp
Lejuan të kalonte kamioni me 442 kg lëndë narkotike drejt Malit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar 4 urdhra ndalimi ndaj tre punonjësve të policisë dhe një doganieri në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Hetimet lidhen me një ngjarje të datës 17 shtator 2023, kur një kamion shqiptar, pas kalimit në mënyrë të paligjshme nga pika kufitare shqiptare, u ndalua nga autoritetet malazeze në pikën kufitare “Bozaj”, ku u zbuluan mbi 442 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Njoftimi i AMP:

Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

 

➡️ L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

➡️ F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

➡️ T. M., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

➡️ S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

 

Urdhërat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme