Kronika 21 May 2025, 12:09 Nga VNA

SPAK godet rrjetin kriminal: 52 masa sigurie, 3 milionë euro cash dhe pasuri të sekuestruara në Durrës e Vlorë

Ndaje në Whatsapp
SPAK godet rrjetin kriminal: 52 masa sigurie, 3 milionë euro cash dhe

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbuluar detaje të një operacioni të përbashkët me autoritetet italiane, që ka çuar në goditjen e një rrjeti të fuqishëm kriminal me origjinë nga Shqipëria. Prokurori Vladimir Mara bëri të ditur se hetimi është zhvilluar falë një bashkëpunimi të ngushtë dhe përdorimit të të dhënave nga platforma e enkriptuar Sky ECC, e cila ndihmoi në zbulimin e organizimit të plotë të këtij grupi ndërkombëtar.

Sipas SPAK, grupi ushtronte aktivitet të strukturuar kriminal në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë, e më pas në vende të tjera të Bashkimit Europian si Gjermania, Belgjika, Holanda dhe deri në Amerikën e Jugut. Hetimi ka dokumentuar mbi 30 episode të qarkullimit të parave në vlerën e rreth 5 milionë eurove.

Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 52 masa sigurie në Shqipëri dhe Itali, nga të cilat janë ekzekutuar 40. Midis të arrestuarve janë edhe zyrtarë shtetërorë si dhe një avokat, të përfshirë në vepra korruptive.

Gjithashtu, janë sekuestruar një sërë pasurish që dyshohen se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij grupi, përfshirë:

  • 3 restorante në Durrës
  • 1 bar-kafe
  • 6 shoqëri tregtare
  • 1 televizion në qytetin e Vlorës
  • 3 milionë euro në para cash

Hetimi ka përfshirë përgjime telefonike dhe analizimin e komunikimeve të koduara, duke dokumentuar në mënyrë të detajuar të gjithë ciklin e trafikut të drogës dhe rrjetin financiar që e mbështeste.

Baza? Zyrtarë të drejtësisë përfshirë? Dekonspirim ?

Dumani: Vlerësimi që bëjmë ne, ndër nëntë rrezikshmit, ne dhe grupi italian vlerësojmë të tillë nga të ardhurat, trafiku i kokainës nga Amerika Latine, Europë, etj. Qendra e grupit ishte qyteti i Durrësit. Ne lidhje me emrat ne japim vetëm gjeneralitete. Ne nuk japim identitetit e personave ndaj personave janë dhënë masat.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme