Kronika 21 May 2025, 13:39 Nga VNA

Ilir Beqaj: Çështja “Sterilizimi” nuk ekziston, akuza përmban shkelje procedurale

Ndaje në Whatsapp
Ilir Beqaj: Çështja “Sterilizimi” nuk ekziston, akuza

Në seancën e sotme për çështjen e njohur si “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi se: “Sa i takon komunikimit publik, kjo nuk është çështja e Sterilizimit, as kontratë e Sterilizimit dhe as koncesion i Sterilizimit. Kjo nuk përmendet as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga 6 komponentët e kontratës. Kjo është çështje e instrumenteve kirurgjikale.”

Beqaj shprehu shqetësime edhe për formulimin e dosjes: “I referohen dosjes ‘Ilir Beqaj dhe të tjerët’. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet ‘Ilir Beqaj dhe të tjerët’? Këta të tjerët i bie sikur janë këtu prej meje. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është nominale.”

Ai kritikoi edhe procedurat lidhur me caktimin e mbrojtjes ligjore: “E kam për avokatin Maks Haxhia, si drejtues të dhomës së avokatisë. Avokati kryesisht i caktuar nga gjykata për dy javë tha se është i gatshëm për mbrojtjen, pa e lexuar dhe pa më takuar mua ndonjëherë. Unë i kam parë edhe komentet e Haxhiajt për SPAK-un. Do të doja të informohem nga gjykata, kur ka ardhur avokati kryesisht të njihet me dosjen time?”

Më tej, ai u shpreh për vendimin e datës 23 janar 2025: “Përmban të dhëna dhe informacione të rreme. Procedimi ndaj meje nuk duhet të kishte nisur, pasi i njëjti fakt penal është hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo prokurori e ka pushuar çështjen.”

Në përfundim, Beqaj ngriti shqetësimin për përfshirjen e nenit penal për armëmbajtjen pa leje: “Në vendimin e gjyqtares paraprake përmendet 15 herë neni i kodit penal, që flet për armëmbajtjen pa leje. Se ç’lidhje kam unë me këtë, nuk e di.”

Seanca për çështjen “Sterilizimi” vijon, ndërsa Beqaj kërkon të sqarojë pozicionin e tij përpara drejtësisë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme