Kronika 21 May 2025, 13:59 Nga VNA

Ilir Proda “nëpër dhëmbë”: E morëm vesh për aksionin vetëm 24 orë më parë

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda “nëpër dhëmbë”: E morëm vesh

Në kuadër të aksionit antidrogë që po zhvillohet nga SPAK në disa qytete të vendit, është firmosur urdhër-arresti edhe për Elvis Docin, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Doci është nipi i Xhevdet Troplinit, i njohur si Poja. Gjatë një aksioni të zhvilluar vitin e kaluar, në oborrin e një prej pronave të tyre u zbuluan 3 milionë euro cash.

Në mesin e personave për të cilët është lëshuar urdhër arresti në kuadër të aksionit antidrogë të zhvilluar në dy shtete, është edhe avokati Armand Tragaj dhe dy ish-zyrtarw policie. Po ashtu, janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

I pyetur nëse ka pasur dekonspirim të aksionit që ka çuar në largimin e Visit të Pojës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, tha se efektivët ishin përfshirë vetëm dje në aksion.

“Policia e Shtetit është përfshirë vetëm dje në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale dhe nuk ka pasur mbikëqyrje të fshehtë fizike apo në vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal. Sa i përket dekonspirimit për mua nuk ka pasur asnjë problem”, tha Proda.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme