Kronika 22 July 2025, 22:10 Nga VNA

Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, përhapen flakët nga era, tymi mbërrin mbi Kukës

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, përhapen flakët nga era,

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur disa orë më parë në pyjet e fshatit Mamëz, në Kukës. Era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve, ndërsa retë e dendura të tymit janë zhvendosur deri mbi qytetin e Kukësit, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.

Në terren janë angazhuar ekipe emergjence, përfshirë shërbimin zjarrfikës, administratën pyjore dhe banorë të zonës, të cilët po përpiqen të ndalojnë përparimin e flakëve.

Për shkak të terrenit të vështirë, automjetet zjarrfikëse nuk mund të hyjnë në zonë, ndaj ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore dhe pompa shpine.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, por raportohet se janë djegur disa hektarë me pyje dushku.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme