Kronika 22 July 2025, 16:48 Nga VNA

Afera me tenderët e Universitetit Bujqësor të Tiranës/ SPAK dërgon për gjykim 29 persona

Ndaje në Whatsapp
Afera me tenderët e Universitetit Bujqësor të Tiranës/ SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehur në lidhje me një skemë të dyshuar abuzimi me tenderë publikë në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), për procedura të zhvilluara gjatë vitit 2022 me një vlerë totale 90 milionë lekë.

Në këtë dosje penale, janë përfshirë 27 zyrtarë të UBT-së, mes tyre drejtues të lartë dhe anëtarë të komisioneve të prokurimit, si dhe dy përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, hetimet e zhvilluara me metoda speciale (përgjime, vëzhgime dhe sekuestrime dokumentesh) kanë zbuluar se një grup zyrtarësh të UBT-së, mes tyre zëvendës/rektorët Romina Koto dhe Ilir Kapaj, si dhe administratori Edmond Tërthorja, kanë hartuar projekte me të dhëna fiktive, në bashkëpunim me operatorët ekonomikë që më pas janë shpallur fitues.

Tenderët janë zhvilluar në mënyrë të fiktive, pas marrjes paraprake të pajisjeve apo shërbimeve nga subjektet përfituese. Operatorët ekonomikë të përfshirë – “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF” – kanë dorëzuar oferta të falsifikuara në emër të shoqërive të tjera, me qëllim fryrjen e fondit limit, pa u kryer asnjë studim tregu real.

Në skemën e dyshuar janë përfshirë edhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të prokurimit dhe komisioneve vlerësuese, përfshirë: Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekoçaj, Etleva Shore, Mimoza Shehu, Elvira Shtogu dhe Tone Vukaj.

SPAK thekson se hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2022, për të evidentuar të gjitha faktet penale të tjera dhe për të identifikuar çdo përgjegjës tjetër të përfshirë në abuzimet me fondet publike dhe falsifikimet në procedurat e prokurimit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme