Kronika 22 July 2025, 15:17 Nga VNA

Ministria e Brendshme zbarkon në Sarandë pas përshkallëzimit të ngjarjeve kriminale

Ndaje në Whatsapp
Ministria e Brendshme zbarkon në Sarandë pas përshkallëzimit

Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës kanë mbërritur sot në Komisariatin e Sarandës, ku kanë zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtuesit lokalë të Policisë.

Në fokus të takimit ishte analiza e situatës së përkeqësuar të rendit dhe sigurisë në zonën turistike të Sarandës dhe Ksamilit, pas disa nfjarjesh kriminale që kanë tronditur opinionin publik. Zyrtarët kanë kërkuar masa të menjëhershme, sidomos në kulmin e sezonit turistik, për të frenuar kriminalitetin dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe banorëve.

Ndërkohë, gjatë orëve të para të mëngjesit, është regjistruar një ngjarje e rëndë kriminale: një sasi tritoli iu vendos një automjeti në pronësi të një personi të shpallur në kërkim pak ditë më parë, pasi ishte përfshirë në një përplasje për hapësirat e plazhit në Ksamil. Shpërthimi ndodhi në një zonë të banuar, duke shkaktuar panik, por pa të lënduar. Mjeti u dëmtua rëndë, ndërsa autorët janë ende në kërkim.

Ndërkohë forcat RENEA, në bashkëpunim me FNSH-në dhe repartin “Shqiponja”, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit operacione kontrolli në një sipërfaqe të gjerë, nga toka dhe deti. Janë kontrolluar zona të thella malore, bunkerë, tunele dhe struktura të braktisura. Kontrollet janë ende në zhvillim.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme