Kronika 21 Korrik 2025, 21:22 Nga VNA

“200 mln lekë u gjetën në banesën e biznesmenit”/ Task forca e SPAK për krimet zgjedhore, Lala: Duheshin arrestime në flagrancë

Ndaje në Whatsapp
“200 mln lekë u gjetën në banesën e

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për task forcën e ngritur nga SPAK për evidentimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore. Lala renditi disa nga rastet ku dyshohet për krim zgjedhor, por shtoi se pritshmëritë ndaj SPAK dhe institucioneve ishin më të larta dhe se nuk ka patur arrestime në flagrancë, siç pritet për krime të kësaj natyre.

“Kam patur shumë më tepër pritshmëri për task forcën që u ngrit nga SPAK për hetimin zgjedhor. Prokuroria ka raportuar çështjet, janë mbi 35 raste që janë procedime penale, kryesisht në fushën e korrupsionit apo vepra të tjera penale, që lidhen me zgjedhjet dhe po hetohen. Janë raportuar arrestime, që kanë të bëjnë me babain e një deputete të PSD, në Fier, ka patur disa persona të tjerë në Kukës për PSD, ndërkohë që çështjet më të rëndësishme që duhen parë, lidhen me qarkun e Elbasanit.

Është një cështje që gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 200 milionë lekë të vjetra, në shtepinë e një biznesmeni që dyshohet se blinte vota në favor të një kandidati në listën e hapur të PS, por ai ka pretenduar që janë para për shkak të aktivitetit të biznesit. SPAK ka dyshime se do të përdoreshin për shitblerje votash, ndaj ka patur kontrolle në disa baza ose banesa dhe kontrolle personale të disa personave. Them është rast interesant, sepse përgjimet janë lidhur më pas me shumën e parave, por nuk ka persona të arrestuar.

Po ashtu ka patur disa zhvillime, sa i përket Shkodrës, ka patur kontrolle, marrje celulari të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, që është i PS, ndërkohë ka patur kontrolle në baza dhe banesa të personave që dyshohen për krim zgjedhor. Nuk ka të arrestuar por mendoj se ka interes si çështje dhe po kqyren celularët.

Kemi rastin e Kavajës, Elvis Rroshi, ish kryetari i Bashkisë së Kavajës, e dimë që ka kaluar nga njëra forcë politike te tjetra. Kushëriri i tij kandidonte për PD. Në këtë rast policia ka bërë referim për krim zgjedhor.

Ajo që kam konstatuar me shqetësim, ka të bëjë me faktin që Policia e Shtetit, nuk ka qenë bashkëpunuese pavarësisht se është shfaqur si e tillë në sipërfaqje dhe ka referuar kryesisht, raste që lidhen me opozitën. Kështu e kam parë çfarë ka bërë policia në raport me këto zgjedhje.

A ka patur shitblerje të votës? Këtë e besoj dhe shifrat e tregojnë. A ka patur përdorim të administratës në zgjedhje? Ky është fakt i njohur botërisht, mjafton të shohësh fushatat, përdorimin e automjeteve të ministrave, asfaltet elektorale, por jo domosdoshmërisht janë në kompetencën e SPAK.

Kam pritur shumë më tepër për task forcën e zgjedhjeve. Kishte marrëveshje mes institucioneve dhe mund të kishte arrestime në flagrancë. Por duhet të kemi parasysh që krimin zgjehdor mund të ndëshkohet edhe më vonë. Megjitahtë besoj se do të ketë të ndëshkuar”, tha Lala.

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme