Kronika 21 July 2025, 16:30 Nga VNA

Futën miliona euro në Shqipëri nga Zvicra, GJKKO lë në burg Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

Ndaje në Whatsapp
Futën miliona euro në Shqipëri nga Zvicra, GJKKO lë në

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj, të akuzuar për futjen e shumave të mëdha parash në Shqipëri nga Zvicra, përmes sistemit informal të transferimit të parave të njohur si “Hawala”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të këtij hetimi ndërkombëtar është arrestuar edhe një tjetër shtetas shqiptar në Zvicër, Ervis Ferizaj. Hetimet kanë zbuluar se skema e përdorur për transferimin e parave kishte si qëllim shmangien e sistemit bankar dhe shmangien e gjurmëve financiare. Për përdorimin e sistemit “Hawala”, si tarifë aplikohej një përqindje prej 6% të shumës së dërguar.

Më tej, nga të dhënat e mbledhura nga SPAK, rezulton se këto para ishin të përfituara nga veprimtari kriminale, kryesisht trafiku i drogës në territorin e Zvicrës. Paratë janë futur në Shqipëri në mënyrë të përsëritur dhe në qindra raste gjatë viteve të fundit. Për transportimin dhe legalizimin e tyre në vend janë përdorur kryesisht zyra të këmbimit valutor dhe agjenci turistike, duke u përpjekur të maskojnë origjinën e paligjshme të fondeve.

Aktualisht, përveç tre personave të ndaluar, janë në hetim edhe persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë rrjet të pastrimit të parave dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës. SPAK vijon hetimet në bashkëpunim me autoritetet zvicerane dhe ato ndërkombëtare për të zbardhur të plotë skemën kriminale dhe për të identifikuar të gjithë anëtarët e përfshirë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme