Kronika 21 July 2025, 14:07 Nga VNA

Vrasja e Santjago Malkos, SPAK kërkon dënimin me 32 vite për kreun e klanit Duka, Leonard Duka. Sa rrezikojnë të pandehurit e tjerë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Santjago Malkos, SPAK kërkon dënimin me 32 vite për

SPAK shpalli pretencën për gjashtë të pandehurit, përfshirë edhe Leonard Dukën, i cilësuar si kreu i klanit kriminal Duka, të cilët akuzohen për ekzekutimin e ish-policit Santjago Malko. Prokurori i Posaçëm, Behar Dibra, kërkoi dënimin me 32 vite burgim për Leonard Dukën dhe 32 vite burg për Fatmir Hysenin, i njohur si Docja, i cili veproi si ekzekutor. Për Erlis Dukën, vëllai i Leonard Dukës, u kërkua dënimi me 25 vjet burgim; për Aleksandër Manxhakun, 22 vite burgim; ndërsa për Oltjon Logun dhe Dritan Agën u kërkua dënimi me nga 23 vite burgim secili.

Të pandehurit akuzohen për “vrasje me paramendim”, “armëmbajtje pa leje”, “trafik narkotikësh”, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Santiago Malko, ish-polic, njihej si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, “mbreti i bixhozit” i zhdukur pa gjurmë. Përplasja mes vëllezërve Duka dhe Martinajt nisi pas pengmarrjes së babait të tyre, Muhamet Duka, dhe dhunës që u ushtrua ndaj tij. Dikur miq e më pas armiq të përbetuar, klani Duka, në pamundësi për të ekzekutuar Ervis Martinajn, vrau njeriun e tij të besuar, Santjago Malko. Për të njëjtën ngjarje janë gjykuar më herët Blendi Teta dhe Ilir Selmani.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme