Kronika 20 July 2025, 20:42 Nga VNA

Dhuna ndaj pronarit të hotelit në Ksamil/ Albert Pashaj: Jam kërcënuar prej muajsh! Nëse nuk vepron drejtësia do vetëmbrohem

Ndaje në Whatsapp
Dhuna ndaj pronarit të hotelit në Ksamil/ Albert Pashaj: Jam

  Albert Pashaj, pronari i një hoteli në Ksamil, është dhunuar ditën e djeshme me sende të forta, në një përplasje që, sipas tij, ka nisur që prej 15 nëntorit të vitit të kaluar, kur kanë filluar aplikimet për ndarjen e plazheve nga bashkia dhe Agjencia e Bregdetit. Në një intervistë televizive, Pashaj akuzon Agim Tarajn si personin që e ka kërcënuar dhe dhunuar në disa raste. Ai deklaron se ka bërë kallëzim penal dhe se çështja ndodhet në prokurori. “Jam i goditur në kokë, jam i çarë. Dhuna fizike ndaj meje dhe familjes nuk ka nisur dje. Jam kërcënuar që në nëntor të vitit të kaluar nga Agim Taraj që të mos aplikoj për plazh. Unë kam një strukturë hoteliere dhe ligji më jep të drejtë për të pasur hapësirë plazhi. Kam investuar miliona euro,” – tha Pashaj. Sipas tij, edhe pse ka marrë aprovim për 52 çadra nga Agjencia e Bregdetit, bashkia e Sarandës ka refuzuar të bëjë matjet dhe të finalizojë procedurat. “Bashkia më tha ‘prit sot, prit nesër’, pastaj më njoftuan gojarisht se do të marr vetëm 20 çadra dhe pjesa tjetër t’i jepet Tarajt, i cili as nuk ka hotel, as strukturë akomoduese,” – tha ai. Pashaj thotë se bashkia dhe Agjencia e Bregdetit hedhin përgjegjësitë tek njëra-tjetra, duke mos kryer detyrimet ligjore. Ai ka kontaktuar edhe ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, por pa përgjigje. “I kam dërguar mesazhe ministres Kumbaro, nuk më është përgjigjur. Edhe kryetari i bashkisë më tha në zyrë: ‘Merr 20 çadra dhe lërja pjesën tjetër Tarajt.’ Por kjo nuk është as ligjore, as e drejtë.” Pashaj thotë se për shkak të mosveprimit të bashkisë, ka humbur afatet për dorëzimin e dokumentacionit, dhe si pasojë, Agjencia e Bregdetit nuk e kualifikoi më për vijën bregdetare, edhe pse fillimisht kishte marrë miratimin. Ai shprehu zhgënjimin ndaj institucioneve lokale dhe qendrore, duke paralajmëruar se nëse drejtësia nuk do të veprojë, do të detyrohet të vetëmbrohet: “Nëse drejtësia bën punën e vet, unë i besoj drejtësisë. Por nëse nuk vepron, unë do të vetëmbrohem. Nuk më mbetet gjë tjetër.” Burimi: Panorama        

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme