Kronika 20 Korrik 2025, 11:52 Nga VNA

Skandali i Bankers, si Leonidha Çobo gllabëroi miliona përmes kompanisë së kunatës

Ndaje në Whatsapp
Skandali i Bankers, si Leonidha Çobo gllabëroi miliona përmes

Leonidha Çobo, ish-administrator i kompanisë “Bankers”, i cili ndodhet nën arrest nën dyshimet për pastrim parash, korrupsion në sektorin privat dhe shpërdorim kompetencash, pasi rezulton se ka trasferuar miliona euro në kompaninë në emër të kunatës së tij, por edhe në llogaritë e kompanive nënkontraktore të Bankers.

Gjetjet e prokurorisë

Leonidha Çobo, ka qenë nga korriku 2012 deri në shkurt 2016 administrator i Bankers Petrolium, si dhe ka patur pozicione të tjera drejtuese brenda kompanisë. Ai dyshohet për pastrim parash, për shkak se ka kontribuar duke rritue shpnezimet e komoanisë, me qëllim shmangien e fitimit dhe pastaj ndarjen e këtij fitimi me shtetin shqiptar, sipas marrëveshjes.

Nga hetimet ka rezultuar se Leonidha Çobo dhe dy drejtues të tjerë të komoanisë kanë përfituar mbi 3 mln euro si shpërblime, me arsyetimin e ndryshimit të pronësisë së shoqërisë, për shkak se kompania rezulton të jetë shitur, duke rënduar në këtë mënyrë bilancet e kompanisë.

Ai akuzohet po ashtu për shpërdorim të kompetencave si dhe korrupsion në sektorin privat, për shkak se të lidhjes së marrëveshjes shumë vjecare mes Bankers Petrolium si dhe kompanisë “Tea Co” shpk, e themeluar nga vëllai I tij, Artur Çobo dhe kunata e tij Antigoni Çobo. Kjo kompani ndër vite ka përfituar shuma të konsiderueshme. Sic evidenton prokuroria të ardhurat e kompanisë “Tea Co” bien në mënyrë drastike, pas largimit të Leonidha Çobos nga pozicionet e tij në kompanisë Bankers Petrolium.

Skandali në rastin konkret qëndron në disa aspekte. Kompania “Tea Co” kishte të deklaruar si punonjës, vetëm shoferë dhe ndihmës teknike si dhe punonjës të agjencive funerale.

Sipas prokurorisë faturat e kompanisë “Tea Co” janë përdorur nga kompanbia Bankers Petrolium për të pëtfituar rimbursim të TVSH nga shteti shqiptar, duke I pataqitur si shpenzime të ligjshme operacionale, duke I shkaktuar shteti një dëm të madh ekonomik.

“Këto fatura dyshohet se janë në një pjesë të madhe fiktive ose të fryra”, thotë prokuroria. Leonidha Çobo ka patur të njëjtën situatë edhe me shoqërinë MAB OIL LTD në Britani, ku ka patur edhe akuza nga vetë pasardhësit e tij në drejtimin e shoqërosë Bankers Petrolium.

Sipas prokurorisë me pasuritë e krijuara nga këto aktivitete të kundraligjshme ai ka krijuar një rrjet kompanish dhe I ka kaluar paratë nga njëra tek tjetra duke u përpjekur që të prezantojë si pasuri që vjen nga aktivitet I ligjshëm ekonomik-financiare.

Prokuroria thotë se gjatë kohës që ka qenë I punësuar tek kompania Bankers Petrolium, Leonidha Cobo ka hapur subjektin Leonidha Cobo person fizik dhe faturonte para në shuma të konsiderueshme në llogaritë e kompanisë së kunatës së tij. Pas largimit nga shoqëri ai fillon dhe faturon edhe për kompani të tjera që janë nënkontraktore të Bankers, sic janë shoqëria “H2015”, “Green house Smart Technoloi LTD”, “AS Geotechnology single person private company”, “TETRA” etj.

Prokuroria Fier firmosi 14 urdhër arreste dhe ndalime për drejtues dhe ish-punonjës të kompanisë Bankers, e cila nga hetimet rezultoi se për 20 vite me radhë ka përfituar eksportuar naftë në miliarda euro, ndërkohë që nuk ka paguar asnjë qindarkë në arkën e buxhetit të shtetit.

(Vijon)

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme