Kronika 19 July 2025, 10:54 Nga VNA

Sherr dhe kaos te “Lollipop” në Palasë, lokali shkatërrohet, një i plagosur përfundon në spital

Ndaje në Whatsapp
Sherr dhe kaos te “Lollipop” në Palasë, lokali

Në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, policia e Vlorës është njoftuar për një përplasje në lokalin “Lollipop” në Palasë, ku këndonte Ylli Limani. Forcat e policisë kanë shkuar me urgjencë dhe kanë gjetur ambientin plotësisht të shkatërruar: tavolina të rrëzuara, xhama të thyer, gota dhe shishe të thyera. Ndërkohë, një klient i lokalit kishte përfunduar për ndihmë mjekësore në spital.

“E gjetëm lokalin bosh kur mbërritëm”, tha policia. Një burim policor bëri me dije se personi i dëmtuar në këmbë ka deklaruar se në një moment DJ ndërpreu muzikën, pasi kishte nisur një sherr. Të gjithë ata që ndodheshin në lokal tentuan të dilnin me vrap, duke krijuar një situatë kaotike. “Këmbën e lëndova në xhamat e thyer”, tha i dëmtuari.

Policia tha se po punon për të identifikuar palët në konflikt, çka mund të bëhet e mundur vetëm nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Njoftimi

-Në lidhje me një video të publikuar dhe në rrjetet sociale, për një konflikt të ndodhur në një lokal në Palasë, ju informojmë se shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi janë njoftuar menjëherë për këtë rast, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45. Nga verifikimet paraprake, nuk janë konstatuar persona të dëmtuar si pasojë e këtij konflikti, por është dëmtuar lehtë, gjatë kohës që po largohej nga ambientet e lokalit, shtetasi A. V., i cili nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme