Kronika 18 July 2025, 22:21 Nga VNA

Vrasja e Ilaria Sulës/ Prokuroria italiane kërkon gjykim të menjëhershëm për autorin

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Ilaria Sulës/ Prokuroria italiane kërkon gjykim të

Zyra e Prokurorit të Romës ka kërkuar një gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, e cila ndodhi në muajin mars në Romë.

Prokurorët, të koordinuar nga Zv.Prokurori Giuseppe Cascini, po e akuzojnë të riun për “vrasje me dashje të rënduar me paramendim” të shtyrë nga motive të dobëta, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe “fshehje të një trupi”.

Trupi i Ilaria Sulës, një studente 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ishte zhdukur që nga 25 marsi në zonën Furio Camillo të Romës, u gjet brenda një valixhe më 2 prill në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroi në rrugën provinciale midis Capranicas dhe Guadagnolo, pranë komunës së Polit.

Ish-i dashuri i saj shkroi edhe dërgoi një letër faljeje për prindërit e viktimës së re nga burgu. Letra, e bërë publike nga avokati Fabrizio Gallo, u refuzua nga prindërit e studentes.

“Ata njerëz e lënduan shumë familjen time. Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”, – tha babai i Ilarias

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme