Kronika 18 July 2025, 19:46 Nga VNA

Ishin duke ruajtur bagëtitë dhe u futën në lumë për t’u larë, mbyten dy fëmijë në Shkumbin

Ndaje në Whatsapp
Ishin duke ruajtur bagëtitë dhe u futën në lumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, fëmijët e moshës 8 dhe 10 vjeç, vëllezër, janë mbytur ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre.

Ata raportohet se kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një  kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktimave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Kjo është një tjetër ngjarje që ngre shqetësimin për sigurinë e fëmijëve pranë zonave ujore, veçanërisht gjatë stinës së verës, kur temperatura e lartë i shtyn të miturit të kërkojnë freski në lumenj apo rezervuarë pa mbikëqyrje.

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Labinot Fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër).

Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme