Kronika 17 Korrik 2025, 19:30 Nga VNA

Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua”

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë:

Dhjetëra banorë të fshatrave të Kaçinarit në Mirditë protestuan të enjten kundër pushimit të hetimeve për HEC-et e parashikuara në zonë dhe për disa minuta bllokuan hyrjen e institucionit. Ata akuzojnë Prokurorinë se nuk ka kryer hetime dhe ka zhdukur dokumente.

Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të shumta ligjore që duhej të ishin hetuar. “Kemi pritur 6 vite dhe asnjë hetim nuk është bërë. Madje Prokuroria ka zhdukur edhe shumë dokumente që ne, si komunitet, i kemi vënë në dispozicion,” tha Tonin Beqiri, banor i Kaçinarit.

Ai shtoi se vetëm dy persona, banorë të zonës, rezultojnë në letra si mbështetës të ndërtimit të HEC-eve, por sipas tij, të dy këta firmëtarë, edhe pse me origjinë nga zona, nuk jetojnë fare në Shqipëri. “Është absurditet që institucionet janë bërë palë me këtë paligjshmëri, por ne nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjmë vetëgjyqësi,” tha Beqiri.

Një tjetër protestues u ankua se kompania, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po ushtron presion në zonë për të detyruar banorët të tërhiqen. “Përveç punimeve që kanë nisur prej disa kohësh, ata po ushtrojnë edhe terror në zonë, me mbështetje të Policisë së Shtetit. Ju bëj thirrje të heqin dorë nga Kaçinari, pasi nuk do lejojmë zbatimin e këtyre projekteve,” tha banori.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati i banorëve, Marash Logu, i cili deklaroi se koncesioni është i mbushur me shkelje dhe duhej hetuar me përparësi nga organet kompetente. “Këto projekte kanë ndikim shumë negativ në zonën e Kaçinarit dhe ky koncesion ka probleme të shumta ligjore,” tha Logu.

Ai shtoi se Prokuroria duhet të kishte hetuar, pasi edhe gjykata i ka caktuar dy herë detyra për të vepruar, por asgjë nuk është bërë.

“Është absurditet që kjo çështje të pushohet, në një kohë kur janë konsumuar vepra penale nga institucionet e shtetit dhe individë të tjerë,” tha ai.

Prokuroria njoftoi të mërkurën pushimin e hetimeve. Në njoftim thuhet se hetimet kishin nisur pas kallëzimit të banorëve të zonës, të cilët pretendonin se në këtë proces kishte elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, por pas një shqyrtimi të plotë të dokumentacionit ligjor dhe teknik, nuk janë konstatuar shkelje të ligjit dhe procedurat janë ndjekur në përputhje me rregulloret përkatëse.

Ndërkohë, mësohet se kompania koncesionare “Shpërdhaza Energji” ka depozituar një kallëzim penal në Prokurori dhe një padi civile në gjykatë ndaj dy individëve, të cilët i konsideron si organizatorët kryesorë të fushatës kundër projektit.  Këta persona akuzohen nga kompania për shpifje dhe përhapje të informacionit të rremë me qëllim deformimin e opinionit publik dhe pengimin e një projekti të ligjshëm, të miratuar nga institucionet përkatëse.

Koncesioni për ndërtimin e 4 HEC-eve të vogla në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018 dhe, pas rinovimit të lejeve, kompania “Shpërdhaza Energji” ka nisur punimet në terren për zbatimin e projekteve, sipas planit dhe në përputhje me lejet dhe miratimet ligjore.

 

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme