Kronika 16 July 2025, 11:52 Nga VNA

Policia zbardh motivin e vrasjes së Renis Dobrës në Mat, e mbytën me litar për shkak të drogës

Ndaje në Whatsapp
Policia zbardh motivin e vrasjes së Renis Dobrës në Mat, e

Zbardhen dinamika e rrëmbimit dhe vrasjes makabre të Renis Dobrës më 8 korrik 2025 në Mat.

Petrit Çakri, 55 vjeç, me mbiemër të ndryshuar Hoxha, dëshmitar okular i vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari më 12 shtator 1998, u arrestua në Golaj të Kukësit si një nga të dyshuarit kryesorë të krimit.

Në Astir, policia arrestoi Fatjon Bushgjokën, një ish i dënuar për drogë në Zvicër dhe Itali, gjithashtu protagonist kryesor në vrasjen e Dobrës. Dy vëllezërit e tij, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka nga Tropoja, me banim në Kamzë, u shpallën në kërkim.

“Nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 8 korrik 2025, rreth orës 22:10, në fshatin Zenisht, Burrel, shtetasi Renis Dobra është marrë peng dhe është vrarë përmes strangulimit, mbytje me litar. Autorët, pas vrasjes, e kanë hedhur automjetin bashkë me trupin e pajetë të Dobrës në liqenin e Ulzës. Por gjatë rënies, trupi i pajetë i 23-vjeçarit ka mbetur pranë sektorit C, pa rënë në liqen, ndërsa automjeti është gjetur brenda në liqen”, tha Artion Duka, Drejtori i Policisë së Dibrës.

Policia tha se katër personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e Dobrës nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie dhe nuk kanë pasur logo të policisë. Por ndërkohë, ishte kushëriri i viktimës, i cili rastësisht në rrugë kishte parë Renisin të ndaluar nga disa persona dhe nga mënyra sesi i kishin kërkuar të largohej, kishte menduar se ishte policia. Për këtë ai informoi babain e Renisit se të birin ja kishte shoqëruar policia. Kur mbërritën në polici dhe mësuan se Renisi nuk ishte shoqëruar, bënë dhe denoncimin për rrëmbim.

Nga hetimet rezultoi se Çakri, i liruar nga burgu në prill të 2025-ës, bashkë me vëllezërit Bushgjoka, morën makina me qira dhe e ndoqën të riun për tre ditë. Lëvizjet u fiksuan nga kamerat e sigurisë. Ata dyshohet se rrëmbyen dhe vranë Dobrën dhe tentuan ta fshihnin krimin duke hedhur trupin në liqen. Por nga rrokullisja, trupi doli nga makina dhe mbeti anë liqenit. Sipas policisë, Renis Dobra u vra për shkak të përplasjeve për çështjet e drogës.

“23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për drogë, anëtar i një grupi kriminal dhe dyshohet se me autorët e dyshuar ka pasur mosmarrëveshje për drogën”, theksoi kryepolici i Dibrës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme