Kronika 15 July 2025, 11:48 Nga VNA

Skerdi Tasi: Henrik Hoxhaj më tha se porosinë për vrasjen e Aredin Beharit e mori edhe nga Renato Çami

Ndaje në Whatsapp
Skerdi Tasi: Henrik Hoxhaj më tha se porosinë për vrasjen e

I penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, deklaroi në procesin “Plumbi i Artë” se porosinë për vrasjen e Aredin Beharit, ish-miku i tij, Henrik Hoxhaj e ka marrë edhe nga Renato Çami. Dëshmia e Tasit për tentativën e vrasjes së Beharit Viron Tavanxhi më premtoi një hyrje në Fier dhe para. Henriku do të më ndihmonte për ta kryer këtë punë. Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë — nga Renato Çami. Këtë ma konfirmoi Henriku. Ai mbante kontakte edhe me nipin e Renatos. Në takimet e Henrikut me Renaton nuk kam qenë prezent. Për tentativën ndaj Aredin Beharit, lokali ndodhet afër rrethrrotullimit të parkut. Një lokal i vogël në anë të rrugës. Unë qëllova nga jashtë lokalit. E pamë që objektivi ndodhej aty. Ishte me 3–4 veta të tjerë. Kur qëllova, isha 1 metër larg derës. Kisha veshur një bluzë me kapuç dhe pantallona xhins. Besoj se qëllova 5–6 herë. Një breshëri qëllova. Ai u shtri nën tavolinë dhe mendova se e godita. Pas 100 metrash më priste Riku (Henriku). I thashë që e godita. Shkuam te lokali i Rikut. Pastaj kaluam nga Gjanica, hodha pistoletën në lumë. Pas disa ditësh takova Henrikun. Aty debatuam. Më tha: “Pse e more përsipër kur nuk e bëre dot?” Shënjestra kishte shkuar në polici dhe kishte dhënë disa emra të dyshuar. Një prej tyre ishte porositësi i vërtetë. Riku më tha: “Mirë që na dha punë që nuk e bëmë dot, por tani t’i hapim edhe probleme me policinë?” Henriku më tha se kishte dhënë shpjegime në polici. Nuk mora asnjë lek për këtë punë, pasi nuk e realizuam dot.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme