Kronika 14 July 2025, 14:44 Nga VNA

“Bëj rrobat gati, të vish në fshat…”, zbardhet debati i 17-vjeçares me babain para se të qëllonte veten

Ndaje në Whatsapp
“Bëj rrobat gati, të vish në fshat…”, zbardhet

“Nuk do të jetosh më në qytet me gjyshërit. Do vish të jetosh në fshat me mua. Bëji gati rrobat…”. Kjo ka qenë kërkesa që babai i bëri 17-vjeçares, e cila shkoi menjëherë të bënte gati rrobat dhe të shkonin në fshat, ku ai jetonte me gruan e dytë, pasi ishte ndarë me nënën e vajzës. Por e mitura mori një armë pa leje që ndodhej në shtëpinë e gjyshërve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë dhe qëlloi veten me plumb në kokë.

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi””, njoftoi policia.

Vajza u trasportua me në spitalin e Vlorës në gjendje shumë të rëndë, ndërsa pak minuta më parë është nisur drejt spitalit të Traumës.

Policia ndërkohë ka shoqëruar babain e saj, për shkak se ai refuzon të dorëzojë armën me të cilën vajza qëlloi veten në kokë. Hetimet për rastin tronditës janë duke vijuar.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme