Kronika 14 July 2025, 13:54 Nga VNA

Vlorë, 17-vjeçarja plagoset me armë zjarri, dyshohet për vetëplagosje

Ndaje në Whatsapp
Vlorë, 17-vjeçarja plagoset me armë zjarri, dyshohet për

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një vajzë 17-vjeçare ka mbërritur në spital me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

E mitura është transportuar me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku sipas mjekëve, ka qenë në gjendje të vetëdijshme në momentin e paraqitjes. Burime nga spitali bëjnë me dije se ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, në banesën e vajzës në lagjen "Kushtrimi", ku dyshohet se ajo është vetëplagosur me një armë zjarri të tipit pistoletë.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në deklaratën e policisë.

Ndërkohë, pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi motivet dhe mënyrën se si është siguruar arma që shkaktoi plagosjen e të miturës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme