Kronika 13 Korrik 2025, 19:00 Nga VNA

“Çdo klan e ka një idiot…”, si Redian alias Refik Doda drejtonte nga Shqipëria grupin që trafikonte kokainë në Francë. Zbardhen përgjimet

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen ndaj tre të pandehurve për trafik narkotikësh.

 

Ata akuzohen për trafik narkotikësh, kryer në kuadër të grupit kriminal në pesë episode përgjatë 2023-2024. Zabit alias Artur Fisniku dhe Fabi Isaku, akuzohen për trafik droge kryer në kuadër të grupit kriminal në 3 episode. Tre të pandehurit dyshohen si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Francë.

Nga autoritetet e drejtësisë franceze rezulton se ishin identifikuar dhe më pas dënuar shtetasit shqiptarë, Martin Toluli, Emri Azonlay (Kola), Orges Doka dhe Indrit Murati. Ndërsa më 18 qershor 2024 janë arrestuar po në Francë Dorjan Titini dhe Ergys Visha. Tre të pandehurit Redian alias Refik Doda, Zabit alias Artur Fisniku dhe Fabi Isaku, akuzohen si bashkëpunëtorë në këtë grup kriminal, por ndërkohë ndodheshin në Shqipëri.

Gjykata e Specializuar Ndër-rajonale në Lyon ka vijuar hetimet lidhur me një çështje të trafikut të drogës dhe, bazuar në mbikëqyrjen e realizuar nga Brigada e Kërkimit në Albertville nën drejtimin e prokurorisë së Albertville, është zbuluar se automjete të ndryshme po përdoreshin nga disa të hetuar për të furnizuar me drogë pikat e tregtimit dhe për të grumbulluar paratë e trafikut të kokainës. Bëhet fjalë për udhëtime në Belgjikë, Itali dhe Holandë. Nga hetimet rezultoi se i pandehuri kryesor i këtij grupi ndodhej në Shqipëri dhe zotëronte një lokal. Një pjesë e parave të trafikut të drogës dërgoheshin në Shqipëri, të tjera në Holandë. I pandehuri kryesor kishte caktuar një ndërmjetës që qëndronte në zonën e Lyonit në Francë për disa muaj përpara se të kthehej në Shqipëri. I pandehuri kryesor Redian alias Refik Doda konsiderohej si personazhi kryesor dhe nuk kishte udhëtuar asnjëherë në Francë. Kontaktet me të dyshuarit e tjerë i mbante ndërmjetësi. Nga hetimet është zbuluar se droga trafikohej jo vetëm në rajonin francez Auvergne Rhone Alpes, por edhe në Holandë, Belgjikë, Itali, Zvicër dhe Shqipëri. Nga hetimet rezulton se Redian alias Refik Doda ka pasur gjithmonë një rol në rritje në organizimin e grupit kriminal. Fabi Isaku dhe Dorjan Titini ndiqnin direktivat e dhëna nga i pandehuri Redian alias Refik Doda, që ndodhej në Shqipëri. Doda përdorte numër spanjoll dhe shqiptar, ku edhe është përgjuar nga autoritetet. Rezulton se telefonatat janë kryer prej tij në territorin shqiptar dhe jo atij francez. Zabit Fisniku rezulton i implikuar në trafik droge. Ai rezulton me kartë kërkimi në zonën Shengen, pasi ishte dëbuar me motivin për prishje të rendit apo qetësinë publike. Fisniku njihej nga shërbimet e xhandarmërisë për përfshirje në trafik droge. Kokaina vinte nga Belgjika dhe ai e tregtonte atë në zona me pemë, me qëllim që t’u shmangej kamerave. Paratë e përfituara nga shitja e drogës transportoheshin në Shqipëri e Belgjikë. Disa nga anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Shqipëria nga Redian Doda, merrnin detyra edhe për të importuar drogë në vendet e ulëta.

Në një nga bisedat e përgjuara mes të pandehurit Fabi Isaku dhe një personi të panjohur, Isaku shprehet: “Çdo klan ka një idiot, për ne është Aleksi.” Fabi Isaku shpjegon se Aleksi është përdorues shumë i madh i lëndëve narkotike.

“Ai i ka dhënë mall me cilësi të mirë, mes 3 dhe 4 gramëve një mëngjes rreth orës 6. Aleksi i ka konsumuar të gjitha deri në mesditë,” dëgjohet të thotë ai. Ai flet edhe për paratë që transportohen në Shqipëri. “Kur çoj paratë në Shqipëri i vendos në një kuti për pizza dhe i vë dorën sipër dhe vë tiktok,” dëgjohet të thotë ai. Redian alias Refik Doda përgjohet teksa e këshillon Isakun që nëse ka dyshimin më të vogël, duhet ta marrë në telefon. Në një nga episodet Fabi Isaku shkon në kufirin zvicerian, merr 2500 euro. Ai – thuhet në dosje – i dorëzon 100 flamurë dhe 350 bojë. Klienti ankohet se donte më pak produkt për përzierje.

Ai telefonon Redian alias Refik Dodën dhe e pyet nëse duhet t’i dërgojë një fotografi për të verifikuar. Rediani e pyet nëse ka ndonjë problem me plastikën, nëse ajo është e hapur. Fabi Isaku i thotë jo dhe se i ka dërguar foto. Dosja me qindra biseda të përgjuara, si dhe prova të tjera, është dorëzuar tashmë për gjykim dhe po shqyrtohet në seancë paraprake nga Gjykata e Posaçme.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme