Kronika 13 July 2025, 13:07 Nga VNA

Shkelën perimetrin e sigurisë detare, policia bllokon 36 mjete lundruese

Ndaje në Whatsapp
Shkelën perimetrin e sigurisë detare, policia bllokon 36 mjete

Policia ka bllokuar 36 mjete lundruese për shkelje të perimetrit të sigurisë detare.  Mjetet lundruese janë bllokuar nga Ksamili dhe në Koman.

Gjatë javës së fundit, janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për Shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Mjetet e bllokuara janë 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Ndërkohë nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste për t’u ardhur në ndihmë 18 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë,, të lundrojë  vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme